Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e sulmit ajror në Liban, vritet komandanti i organizatës të lidhur me Hezbollahun

Mediat libaneze raportojnë se një burrë është vrarë në një sulm ajror e në pjesën perëndimor të qarkut Beqaaa.

Bëhet fjalë për një komandant në al-Islamiyya apo Grupi Islamik i cili u qëlluar me raketë derisa po udhëtonte me veturë, transmeton Telegrafi.

Madje është zbuluar identiteti i tij – Muhammed Jabara, i cili po ishte një prej eprorëve më të lasrtë të Grupit Islamik që ka lidhje me Hezbollahun.

Është një fraksion Sunni që u formua si pjesë e rrjetit politik të Vëllazërisë Myslimane. Krahu i armatosur i këtij grupi al-Fajr, vazhdimisht kishte shënjestruar Izraelin nga territori i Libanit – dhe shpesh është identifikuar si Hezbollahu Shiit.

Sulmi kundër Jabara ka ndodhur në fshatin Ghazzeh, rreth 40 kilometra nga kufirit me Izraelin. /Telegrafi/

Exit mobile version