Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli për publikun pamjet e plota të një prej momenteve më të komentuara të javës – arratisjen e Gjestit nga shtëpia.

Ngjarja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, kur reperi vendosi të kalojë murin rrethues të shtëpisë, duke tronditur banorët dhe ndjekësit e reality show-t.

Megjithatë, në spektaklin e së shtunës u transmetuan për herë të parë imazhet e plota të incidentit. Në video shihet momenti kur Gjesti tejkalon rrethojat, duke dalë jashtë zonës së shtëpisë.

Lexo po ashtu Partneri i Danjës reagon pas flirtimeve dhe ngacmimeve të G Banit ndaj saj, publikohen mesazhet gjatë spektaklit 'Prime'

Pas këtij veprimi, sigurimi i afrohet menjëherë dhe e shoqëron atë drejt rikthimit brenda shtëpisë. Pamjet e publikuara tregojnë qartë gjithë rrjedhën e ngjarjes, duke hedhur dritë mbi atë që ndodhi pas daljes së tij për disa minuta jashtë perimetrit të lejuar.

Ky veprim i Gjestit u pasua nga një zarf i zi, i cili mbërriti në shtëpi pas shkeljes së rregullave. Vendimi për këtë incident pritet të bëhet publik në spektaklin e ardhshëm, ku do të zbulohet nëse Gjesti do të përballet me një ndëshkim apo masa të tjera nga produksioni. /Telegrafi/

Exit mobile version