Telegrafi

Publikohen pamjet e para të sulmit në Gjermani, i veshur me rroba të ushtrisë sulmuesi hap zjarr

Të paktën dy persona janë vrarë para një sinagoge në qytetin gjerman Halle, kurse autoritetet kanë publikuar pamjet e para të shtënave.

Aty mund të shihet një burrë i veshur me rroba të ushtrisë, duke dalë nga vetura ku më pas fillon të shtie me armë. Dyshohet se sulmin e kanë kryer dy burra, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulm me armë brenda sinagogës në Gjermani, dy të vrarë - sulmuesi është në arrati

Në anën tjetër policia gjermane ka arrestuar një person, por vazhdon të kërkoj një tjetër. Siç raporton Bild, sulmuesi nga ka shtënë me pushkë automatike para sinagogës, e sipas informacioneve të para është hedhur edhe një granatë në varrezat e hebrenjve.

Kujtojmë se sot festohet Jom Kipur, një nga festat më të rëndësishme te hebrenjtë, kurse në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur krimi kanë dalë forca të shumta të policisë, e qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë brenda shtëpive dhe apartamenteve të tyre që të shmangun më të keqen. /Telegrafi/