Janë publikuar pamjet e para ku shihet Cristiano Ronaldo duke e festuar golin e Vinicius Junior.
Sulmuesi Brazilian shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të Real Madridit në fundjavën që shkoi ndaj Barcelonës.
Ylli portugez ishte i pranishëm për herë të parë në Santiago Bernabeu, pas largimit në drejtim të Juventusit.
Vinicius shënoi gol në minutën e 71-të me një asistim të Toni Kroos, derisa bëri festimin e njëjtë si të 35-vjeçarit.
Është mësuar se pesë herë fituesit i Topit të Artë kishte shkuar afër zhveshtores së madrilenëve për t’u dhënë motiv ish-bashkëlojtarëve, derisa rezultati ishte 0-0.
Golin e dytë për Real Madridin e shënoi Mariano Diaz në minutën e 90+2’, e që morën tri pikë në El Clasicon e 180-të. /Telegrafi/
https://twitter.com/BlancoTalks/status/1234248135985242112