Policia suedeze ka njoftuar se pesë persona janë qëlluar me armë në një shkollë në pjesën qendrore të Suedisë.
Të shtënat kanë ndodhur në Orebro, 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Stokholm, transmeton Telegrafi.
Policia njoftoi se “rreziku nuk ka kaluar akoma”, dhe ka paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg zonës ku kanë ndodhur të shtënat.
Mbetet e paqartë gjendja shëndetësore e të lënduar, por nga policia bën të ditur se një pjesëtar i tyre është qëlluar.
“Po cilësohet si tentimvrasje e zjarrvënie”, u tha nga policia suedeze.
Në anën tjetër një video amatore është shfaqur në rrjetet sociale, që pretendohet se shfaq momentin e të shtënave nga pushka automatike. /Telegrafi/
School shooting in Örebro captured: https://t.co/HJQfnVIniU
— Rebecca Mistereggen (@RMistereggen) February 4, 2025