Telegrafi

Publikohen pamjet e para, Dua Lipa në krah të vëllait të Gigi dhe Bella Hadidit

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja kohët e fundit po merret me projektet e reja muzikore gjersa këtë vit nuk do ta shohim në ndonjë koncert muzikor.

Pos, kësaj zeshkania jonë tashmë ka lënë pas vetes edhe lidhjen me kuzhinierin, Isaac Carew, por që boshllëkun e ka mbushur me një palestinez.

Në fakt, bëhet fjalë për vëllanë e dy super modeleve, Bella dhe Gigi Hadidin, Anwar, me të cilin u spekulua se është në lidhje.

Tashmë zeshkania jonë është parë në krah të biondit teksa një video nga një festë, teksa shihet së bashku, ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale, por që dyshja nuk e ka mohuar, as pohuar se janë çift.

Ndryshe, Lipa është duke punuar në këngë të reja që do të jenë pjesë e albumit të ri muzikor. /Telegrafi/