Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e momentit kur shoferi i veturës që la të vdekur një person dhe lëndoi 22 tjerë, tenton të arratiset nga policia (Foto, +16)

Ky është momenti kur shoferi i papërgjegjshëm tenton të arratiset nga policia, pasi kishte shtypur me veturë dhjetëra persona në Times Square të New York-ut, ku si pasojë humbi jetën një femër 18-vjeçe dhe 22 tjerë u lënduan rëndë.

Shoferi i identifikuar si Richard Rohas 26-vjeç nga Bronxi, është arrestuar nga policia sot, pasi humbi kontrollin mbi timonin dhe përfundoi në trotuar duke shtypur këmbësorët, transmeton Telegrafi.

Pas këtij veprimi, Rohas kishte tentuar të arratiset nga policia dhe këtë gjë më së miri e dëshmojnë fotografitë e publikuara më poshtë.

Në momentin që është arrestuar dhe dërguar në stacionin policor, Rohas kishte pranuar se kishte konsumuar marihuanë pas se të ulej para timonit, ndërsa veturën e kishte ngarë me 160 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 80.

Por kjo nuk është hera e parë, që ai është zënë nga policia duke vozitur veturën nën ndikim të alkoolit dhe lëndëve narkotike. /Telegrafi/

Exit mobile version