Telegrafi

Publikohen pamjet e luftimeve ballë për ballë mes izraelitëve dhe palestinezëve

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) publikuan pamjet që tregojnë trupat e Batalionit 101 të Brigadës së Parashutistëve duke luftuar me militantët e Hamasit brenda një ndërtese në Khan Younis të Gazës.

Sipas IDF, operativët e Hamasit hapën zjarr nga disa ndërtesa ku vepronte Batalioni 101, raporton thetimesofisrael.

Lexo po ashtu Si do të duket paqja mes Izraelit dhe Palestinës, sipas Blinkenit

Parashutistët kërkuan ndihmën e forcave ajrore dhe tankeve, të cilat pasi bombarduan ndërtesat vranë shumë nga personat e armatosur.

Ushtarët më pas hynë në ndërtesa për të skanuar nëse ka mbijetuar ndonjë militantë. Në një nga ndërtesat, të paktën dy persona të armatosur ishin brenda saj.

Ushtarët izraelitë pas një lufte të ashpër arritën t’i vrasin pjesëtarët e Hamasit.

Ndryshe, shtatë ushtarë të batalionit u plagosën dhe një qen u vra në luftime. /Telegrafi/