Telegrafi

Publikohen pamjet e kamerave të sigurisë të ‘incidentit kimik’ në Londër, ku mbetën të lënduar nëntë persona

Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë të sulmit me lëndë kimike në jug të Londrës, ku si pasojë mbetën të lënduar një grua dhe dy fëmijë, shkruan Sky News.

Policia britanike thotë se ishte “substancë gërryese” e hedhur gjatë sulmit në Clapham, për të cilën kanë dhënë informacione më të detajuara nga departamenti i zjarrfikësve që gjithashtu e cilësuan si “incident kimik”, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë vrapon rreth veturës para se të futet në ulësen e shoferit, kurse një grua dhe fëmijët qëndrojnë para veturës duke mbajtur me dorë fytyrën e tyre.

Lexo po ashtu Nëntë persona të lënduar në Londër "pas një incidenti kimik" - në mesin e tyre, fëmijë dhe tre oficerë policie

Burri shihet duke e vënë në lëvizje veturën dhe duke e sulmuar gruan, ku pas disa sekondave ndalë mjetin dhe del jashtë. Hap derën e pasme dhe nxjerr jashtë fëmijët, duke i hedhur dhunshëm në tokë.

Në video shihen edhe persona tjerë nga shtëpitë afër që dalin me shpejtësi dhe fillojnë ta ndjekin burrin.

Ndryshe nga ky incidenti kanë mbetur të lënduar nëntë persona, përfshirë dy fëmijë, nënën e tyre si dhe tre zyrtarë policorë. Për të shikuar pamjet klikoni këtu. /Telegrafi/