Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e incidentit mes Bulliqit dhe një qytetari

Janë publikuar pamjet e incidentit të ditës së martë, që ka ndodhur mes kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe një qytetari.

Fillimisht, Policia ka bërë të ditur së një qytetar ka raportuar se është sulmuar fizikisht, por që më vonë, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dematoi këtë lajm, duke thënë se nuk ka sulmuar fizikisht askënd, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 09:30 në stacionin policor në Podujevë është denoncuar një rast i sulmit fizik. Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të  të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, kishte thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Megjithatë, në disa pamje që janë publikuar nga gazeta express, shihet që Bulliqi diskuton me një qytetar në ambientet e një Qendre të Mjekësisë Familjare në Podujevë, e që më pas ky diskutim kalon në një konfrontim. /Telegrafi/

Exit mobile version