Telegrafi

Publikohen pamjet e festës së shfrenuar të Jennifer Lopezit në 50-vjetorin e saj, me 250 të ftuar në një ishull luksoz

Jennifer Lopez (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, ka festuar të mërkurën ditëlindjen e saj të 50-të.

Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Jennifer Lopez (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Dhuratat e shumta dhe festa madhështore nuk kanë munguar, teksa i fejuari i saj, Alex Rodriguez, i ka bërë një dhuratë një veturë luksoze të tipit “Porsche”.

Lexo po ashtu Pesëdhjetë vite jetë, "rrudhat" në fytyrë dhe vija trupore e saj nuk e tregojnë këtë - Kush është Jennifer Lopez, ikona e shekullit XXI?

Në përvjetorin e pesëdhjetë, Jennifer, ka organizuar një festë private me 250 të ftuar në Ishullin Star, shumë pranë Miamit.

Foto: Alex Rodriguez/InstaStory

Shumë pamje nga festa e shfrenuar e ditëlindjes qarkulluan në rrjetet sociale nga vet të ftuarit.

Një ndër detajet ishte torta gjigante e përgatitur enkas për Jennifer, e cila ka festuar pranë më të dashurve gjysmë shekulli jetë. /Telegrafi/