Mediat e huaja kanë publikuar pamjet që tregojnë një pjesë të arrestimit të një shoferi kamioni i cili në Berlin u fut me kamion në një treg të mbipopulluar Krishtlindjesh, të hënën në mbrëmje, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 48 të tjerë.
Po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ende nuk dihet nëse shoferi është i lidhur me ndonjë grup terrorist, por policia po heton rastin si një sulm të mundshëm.
Fillimisht, ishte supozuar se ishte një aksident.
Videoja nuk tregon fytyrën e shoferit, sepse ai është i mbuluar, dhe policia atë e fut në veturë.
Ai është identifikuar si një pakistanez – Nevad B. (23) – , i cili në muajin shkurt përmes Ballkanit kishte shkuar në Berlin.
Ai u arrestua jo shumë larg nga vendi ku ndodhi tragjedia. /Telegrafi/