Site icon Telegrafi

Publikohen pamjet e aksidentit fatal në Itali, ku autobusi bie nga ura

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur autobusi me plotë turistë bie nga ura 10 metërshe në Venedik të Italisë dhe përfundon në shinat e trenit, ku si pasojë u përfshi nga zjarri dhe u dogj i tëri.

Në video shihet sesi autobusi në të cilin humbën jetën 21 persona dhe 15 tjerë u lënduan, i afrohet laurës së urës dhe befasisht bie nga ajo, transmeton Telegrafi.

Autobusin që e drejton Alberto Rikoto, shihet duke ulur shpejtësinë me t’u afruar në urë dhe krejt befasisht bie.

Lexo po ashtu “Ku janë zjarrfikësit, atje po vdesin 50 njerëz” - pamjet dramatike pas aksidentit në Itali

Gjykuar nga pamjet nuk shihen as gjurmët e frenimit sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këtë urë.

Në anën tjetër, autoritet italiane kanë bërë të ditur se janë duke vazhduar hetimet, për të përcaktuar shkakun që çoi te ky aksident fatal. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version