Një aeroplan pasagjerësh i Pegasus Airlines që fluturonte nga qyteti perëndimor i Izmir rrëshqiti nga pista pasi zbarkoi në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit të mërkurën pasdite.
Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët.
Zjarrfikësit dhe ambulancat u dërguan në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit.
Aeroplani mbante 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të Transportit, Cahit Turhan.
Ai tha se nuk kishte viktima, por disa pasagjerë u lënduan.
Aeroporti, i cili shërben shumë nga qarqet aziatike të Stambollit dhe qytetet e afërta të qendrave industriale si Bursa, Kocaeli dhe Sakarya, është mbyllur përkohësisht për trafikun ajror.
Ndërkohë janë publikuar pamjet që tregojnë momentin kur aeroplani rrëshqiti nga pista, u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët. /Telegrafi/
VIDEO — Footage shows moments Pegasus Airlines plane veered off runway at Istanbul’s Sabiha Gökçen Airporthttps://t.co/ZrH2yu7tVS pic.twitter.com/UkonjiCcA0
— DAILY SABAH (@DailySabah) February 5, 2020