Telegrafi

Publikohen pamje tmerruese nga sulmi në Egjipt (Video)

Në rrjetet shoqërore janë publikuar fotografi dhe video-xhirime nga vendi i sulmit në xhaminë e Sinait verior në Egjipt.

Në fotografi dhe xhirime shihet xhamia prej nga del tymi pas shpërthimit, ndërsa janë publikuar edhe incizime me qindra viktima në objektin fetar.

Tash për tash askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulm, në të cilin 235 vetë kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur.