Pas shitjeve rekord në 2024, Ferrari do të tregojë jo më pak se gjashtë vetura të reja këtë vit.
Dhe një prej tyre do të jetë kjo pamjet e së cilës janë publikuar së fundmi.
Pas maskimit raportohet se fshihet 296 VS, përcjell Telegrafi.
Është e çuditshme të shohësh një Ferrari kaq shumë të maskuar, veçanërisht pasi 296 VS nuk është një veturë krejtësisht e re.
Bëhet e ditur se vetura do të marrë më shumë fuqi dhe do të mbajë konfigurimin hibrid.
Çmimi është i panjohur, por duke pasur parasysh përmirësimet dhe prodhimin e kufizuar, padyshim që do të jetë më i lartë se çmimi fillestar prej 346,950 dollarë i një 296 GTB.
Nëse 296 VS shfaqet premierë në prill, zëvendësimi i SF90 do të arrijë më vonë në 2025. /Telegrafi/