Telegrafi

Publikohen pamje të reja nga filmi “Hobbs & Shaw”

Janë publikuar pamje të reja nga filmi aksion “Hobbs & Shaw”, në qendër të të cilit interpretojnë yjet, si Dwayne Johnson, Jason Statham e Idris Elba.

Realizimi i ri i regjisorit David Leitch, në fakt paraqet një ‘spin-off’ të filmit të popullarizuar, “The Fate of the Furious”.

Johnson në rolin e agjentit Luke Hobbs formon një aleanca me Deckard Shaw (që portretizohet nga Jason Statham) dhe ata vihen kundër Brixton (të cilin e luan Idris Elba).

Paraqitja e re e shkurtër e “Hobbs & Shaw” premton shumë aksion, argëtim, por edhe humor.

Lexo po ashtu Dwayne Johnson dhe Jason Statham luftojnë me Idris Elban në "Hobbs & Shaw"

Statham e ka përshkruar këtë film si një version komik dhe mahnitës të sagës së famshme “Fast and Furious”.

“Hobbs & Shaw” do të shfaqet premierë më 2 gusht 2019 në Amerikë dhe pastaj do të nisë shfaqja nëpër vendet tjera të botës. /Telegrafi/