Janë publikuar pamje të reja nga filmi aksion “Hobbs & Shaw”, në qendër të të cilit interpretojnë yjet, si Dwayne Johnson, Jason Statham e Idris Elba.
Realizimi i ri i regjisorit David Leitch, në fakt paraqet një ‘spin-off’ të filmit të popullarizuar, “The Fate of the Furious”.
Johnson në rolin e agjentit Luke Hobbs formon një aleanca me Deckard Shaw (që portretizohet nga Jason Statham) dhe ata vihen kundër Brixton (të cilin e luan Idris Elba).
Paraqitja e re e shkurtër e “Hobbs & Shaw” premton shumë aksion, argëtim, por edhe humor.
Statham e ka përshkruar këtë film si një version komik dhe mahnitës të sagës së famshme “Fast and Furious”.
“Hobbs & Shaw” do të shfaqet premierë më 2 gusht 2019 në Amerikë dhe pastaj do të nisë shfaqja nëpër vendet tjera të botës. /Telegrafi/