Telegrafi

Publikohen pamje të reja nga ajo çfarë u tha mes Anthony Joshuas dhe Kubrat Pulevin në matjet zyrtare

Anthony Joshua siç nuk është parë asnjëherë më parë, ka acaruar situatën para meçit të tij ndaj Kubrat Pulevit, duke eskaluar në fyrje.

Britaniku 31-vjeçar ka vënë në përballje të gjithë titujt e tij, në takimin që zhvillohet sonte nga ora 23:00.

Lexo po ashtu Anthony Joshua vs Kubrat Pulev: Koha e fillimit të meçit, transmetimi drejtpërdrejtë, rekordet e boksierëve dhe titujt në lojë

Pas matjeve zyrtare mes dy boksierëve, shpërtheu lufta e fjalëve, me Joshuan që e filloi i pari, e Pulev më pas e vazhdoi.

“Do të të shkatërrojë”, ka reaguar Pulev pas fyerjes që i kishte bërë AJ.

Lexo po ashtu Tension në matjet zyrtare, Joshuas – Pulev: Ofendime e shtyrje nga dy boksierët

“Por, unë jam boksier më i mirë se sa ti dhe këtë do ta dëshmojë në ring”, i është kundërpërgjigjur Joshua.

“Shprehja jote nuk më befason, pasi nuk do jesh më kampion bote, janë orët e tua të fundit. Do të jetë më ndryshe pas ringut”, ka shtuar më tej Pulev. /Telegrafi/