Anthony Joshua siç nuk është parë asnjëherë më parë, ka acaruar situatën para meçit të tij ndaj Kubrat Pulevit, duke eskaluar në fyrje.
Britaniku 31-vjeçar ka vënë në përballje të gjithë titujt e tij, në takimin që zhvillohet sonte nga ora 23:00.
Pas matjeve zyrtare mes dy boksierëve, shpërtheu lufta e fjalëve, me Joshuan që e filloi i pari, e Pulev më pas e vazhdoi.
“Do të të shkatërrojë”, ka reaguar Pulev pas fyerjes që i kishte bërë AJ.
“Por, unë jam boksier më i mirë se sa ti dhe këtë do ta dëshmojë në ring”, i është kundërpërgjigjur Joshua.
“Shprehja jote nuk më befason, pasi nuk do jesh më kampion bote, janë orët e tua të fundit. Do të jetë më ndryshe pas ringut”, ka shtuar më tej Pulev. /Telegrafi/
🔥🔥🔥🔥🔥
FACE OFF 👀 #JoshuaPulev
TOMORROW NIGHT! 👑👑👑👑 pic.twitter.com/MzOhnkicmY
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) December 11, 2020