Janë publikuar video-incizime kur 23-vjeçari shqiptar vret me thikë një 19-vjeçar, Alkis Kampanos.
Video u publikua nga mediat greke, dhe policia sqaron se ngjarja ndodhi ditën e djeshme pas një sherri banal mes tifozëve në Selanik.
I riu shqiptar u arrestua nga autoritetet sot, një ditë pas krimit.
Identiteti i 23-vjeçarit shqiptar nuk është bërë ende me dije.
Në pamjet e publikuara shfaqet një grup djemsh që vrapojnë nga një rrugë e ngushtë drejt një rruge kryesore dhe hipin në dy automjete, duke u larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes.
Në video shihet edhe një pamje nga sulmi ndaj grupit të të rinjve ku ishte edhe Aris, njofton gazetashqip.