Telegrafi

Publikohen pamje të dhunshme të reperit Fero, duke grushtuar një qytetar në veturë

Në rrjetet sociale dhe mediat online ka filluar të qarkullojë me të madhe një video e dhunshme e reperit Fero.

Videoja e publikuar nga ‘Nacionale’ tregon momentin kur reperi me prejardhje nga Gjilani, mund të shihet duke sulmuar një person brenda një veture.

Ai shihet i acaruar duke goditur me gjithë forcë brenda një veture, e cila mesa duket më pas tenton të largohet.

Nga lokacioni, duket se ngjarja ka ndodhur në një nga lagjet e qytetit të tij të lindjes, Gjilan.

Megjithatë data se kur ka ndodhur kjo ngjarje nuk është bërë e ditur.

Për ta parë videon e plotë, klikoni KËTU. /Telegrafi/

Sqarim: Për videon e publikuar më lartë përmes linkut nga kanali YouTube, Telegrafi nuk mban asnjë përgjegjësi për detajet shkelëse të publikimit, si shfaqja e targave të veturës apo përdorimi i fjalorit banal në video.