Site icon Telegrafi

Publikohen pamje që tregojnë deputetin britanik duke grushtuar një burrë në rrugë, policia nis hetimet

Në rrjete sociale janë publikuar pamje që tregojnë deputetin laburist Mike Amesbury duke grushtuar një burrë në rrugë.

Videoja tregon deputetin e Runcorn dhe Helsby duke grushtuar një burrë, i cili ra në tokë, përpara se ta godiste vazhdimisht, shkruan skynews.

Këto pamje vijnë pas disa të tjerave ku shihet Amesbury duke i bërtitur një burri të shtrirë në tokë dhe duke i thënë: “Nuk do të më kërcënosh më kurrë”.

Në një deklaratë të djeshme, Amesbury tha se ai ndihej “i kërcënuar në rrugë pas një mbrëmjeje me miqtë” – dhe shtoi se ai “kontaktoi vetë Policinë e Cheshire për të raportuar atë që ndodhi gjatë këtij incidenti”.

Bëhet e ditur se Amesbury i cili ka qenë deputet që nga viti 2017 do të “bashkëpunojë” me policinë për hetime.

“Është një çështje e policisë dhe ne duam t’i lejojmë ata ta bëjnë atë punë”, tha Sekretarja britanike e Arsimit, Bridget Phillipson. /Telegrafi/

Exit mobile version