Site icon Telegrafi

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (26 shkurt) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Banori Besart Kelmendi apo i njohur për publikun, Gjesti, vendosi papritmas të kalonte murin rrethues të shtëpisë.

Në një situatë të pazakontë, Vëllai i Madh reagoi duke futur një zarf të zi brenda shtëpisë. Atij iu njoftua se ka thyer rregullat dhe për këtë do të marrë ndëshkimin në spektaklin e së shtunës.

Foto: Screenshot/YouTube

Big Brother bëri të ditur po ashtu se Gjesti ishte hedhur në rrethimin e dytë të perimetrit të sigurisë, vend i cili po ashtu monitorohet 24/7 me kamera dhe me staf sigurie.

Lexo po ashtu Momenti i arratisjes nga BBVA, Gjesti e thotë sërish: Jam shumë keq, por nuk dua të dorëzohem

Në ‘Shqipëria Live’ janë sjell pamjet e vendit ku banori u hodh duke treguar më shumë detaje rreth këtij rasti.

Foto: Screenshot/YouTube

Ata kanë zbuluar murin, vendin se si duket dhe për atë se çfarë ndodhi pasi ishte hedhur.

Megjithëse nuk pati lëndime, thuhet se muri është i lartë rreth dy apo tre metra. /Telegrafi/

Exit mobile version