Drejtori i Burgut të Tetovës Qefali Havziu, ka publikuar pamje nga darka e Bajramit që është shtruar për të burgosurit.
Në pamjet që i ka publikuar drejtori, shihet se të burgosurit kanë pasur edhe ëmbëlsirë tradicionale.
Ditë më parë Burgu i Tetovës ishte në qendër të vëmendjes së opinionit, pasi për herë të parë të burgosurit u pajisën me pishinë.
Gjithashtu më herët në burg u organizua koncert muzikor, i cili u mirëprit nga të burgosurit./Telegrafi/