Telegrafi

Publikohen pamje ku ish-ylli i PSG dhe Milan, Jeremy Menez argëtohet me prostituta dhe drogë

(Foto: Getty Images/Guliver/Intagram)

Jeremy Menez ka luajtur në disa prej klubeve më të mëdha evropiane, mirëpo karriera e tij ka pësuar rënie.

Ai ka bartur fanellat e klubeve, si Monaco, Roma, Paris Saint-Germaini dhe Milani, ndërsa pasi luajti për një sezon në Meksikë, është kthyer në Francë te klubi i ligës së dytë, Paris FC.

Ndërsa gjatë ditëve të fundit, ai është bërë kryeteme e mediave rozë në Paris, për shkak të disa skandaleve në të cilat është përfshirë.

Në internet janë publikuar disa xhirime, në të cilat 32-vjeçari shihet duke u argëtuar me prostituta, alkool dhe me substanca narkotike (ku besohet të ketë edhe kokainë).

“Femrat nuk janë problem, por ajo që ka konsumuar. Ndërsa pos marihuanës, duket se këtu ka diçka më të fortë”, kanë shkruar mediat franceze.

Menez është konsideruar si një prej talentëve me të mirë francezë të gjeneratës së vet, mirëpo nuk i plotësoi pritjet, edhe pse ka luajtur për klube të mëdha. /Telegrafi/