Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit publikon në faqen zyrtare listën e dokumenteve arkivorë të përndjekjes së Sigurimit ndaj Mit’hat Frashërit.
Materialet janë disa qindra faqe dhe vihen në dispozicion të të interesuarve, studiues dhe kërkues shkencorë, ish-të përndjekur dhe familjarë të tyre, shoqëri civile dhe media, duke mundësuar njohjen me inventarët e plotë dhe më gjerë.
Për të ndjekur veprimtarinë e Autoritetit, mund të klikoni: KËTU.