Pallati i Kensingtonit ka zbuluar ftesat për martesën e princit Harry dhe aktores Meghan Markle.
People raportoi se ftesat për ceremoninë u zbuluan të enjten.
Ftesat e ndërlikuara u shtypën përmes procesit të vulosjes në një makinë të viteve 1930 nga Lottie Small. Kompania ka bërë ftesa mbretërore që nga viti 1985.
“Ftesat përcjellen nga shumë vite të traditës mbretërore dhe janë bërë nga @BarnardWestwood”, njoftoi pallati. “Ato shfaqin distinktivin tre-pendor të princit të Uellsit të shtypur në ngjyrë ari”, thuhet më tej në njoftim.
Dasma e Markle, 36 vjeçe dhe Princit Harry, 33 vjeç, do të organizohet në Chapel të Shën Gjergjit. Ftesa është për ceremoninë dhe pritjen e drekës në Sallën e Shën Gjergjit, e cila do të jepet nga Mbretëresha Elizabeta.
Pallati tha se më vonë atë mbrëmje, 200 të ftuarit do të shkojnë në një pritje nga Princi Charles.
Princi Harry dhe Markle do të martohen më 19 maj. /Telegrafi/