Tre persona u vranë, së bashku me sulmuesin, në sulmin e së mërkurës në Westminster, në afërsi të Parlamentit.
Rreth 40 njerëz nga 11 vende të ndryshme janë lënduar, prej të cilëve 29 kanë marrë trajtimin e nevojshëm në spital dhe shtatë të tjerë mbeten në gjendje kritike.
Nuk janë dhënë të gjitha detajet për viktimat, ndërkohë që BBC ka publikuar fotot e të vrarëve.