Javë më parë familja mbretërore britanike u shtua edhe me anëtar.
Princi William dhe dukesha Kate Middleton u bën prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Luis Artur Charles.
Mbretëria e Britanisë sot ka publikuar për herë të parë disa fotografi të princit të vogël, i cili erdh në jetë më 23 prill.
Në imazhin e parë, Princi Luis i Kembrixhit shihet i shtrirë në krevat tre ditë pas ardhjes në jetë.
Në foton e dytë, princi i vogël mbahet nga motra trevjeçare, Princesha Charlotte. Poza raportohet se u bë më 2 maj, në ditëlindjen e saj të tretë.
Fotografitë janë bërë në Pallatin Kensington ndërsa autore e tyre është nëna Luisit dhe Charlottes, Kate.
Princi Luisi është anëtar i pestë i familjes mbretërore që mund ta marrë frontin britanik. /Telegrafi/