Site icon Telegrafi

Publikohen fotografitë zyrtare të dasmës mbretërore të realizuara brenda Kështjellës Wisdor

Janë publikuar tri fotografitë zyrtare të dasmës mbretërore, të realizuara nga Princi Harry dhe Meghan Markle pak orë pas martesës në Kështjellën Wisdor.

Ato janë portretet më të guximshme dhe intime të dasmës mbretërore që janë parë ndonjëherë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Portreti i parë zyrtar i çiftit Princ Harry dhe Meghan Markle pas martesës (Foto: PA)

Çifti, i cili u martua të shtunën gjatë një ceremonie shumëkulturore që pasqyronte diversitetin e Britanisë moderne, thanë se ndjehen ‘fatkeq’ që kanë ndarë ditën e tyre të madhe me 120,000 njerëz në Kështjellën Windsor dhe miliona njerëz që e shikonin nëpër botë.

Imazhi më i goditur tregon Meghanin që ulet midis këmbëve të Harryt në tarracën lindore të Kështjellës Windsor, ndërsa princi duket i qeshur në kamera, teksa nusja e tij e re qesh me dikë në të majtën e tyre.

Nëna e nuses, Doria Ragland, 62 vjeçe, qëndron me krenari pranë vajzës së saj duke kërkuar në mënyrë të vendosur një pjesë të firmës së familjes mbretërore.

Portreti i dytë zyrtar i çiftit Princ Harry dhe Meghan Markle pas martesës. Duka dhe Dukesha të fotografuar në Dhomën e Gjelbër të Kështjellës Wisdor (nga e majta në të djathtë): Në rreshtin prapa gjenden: Master Jasper Dyer, Camilla, Dukesha e Cornwall, Princi i Uellsit, nëna e nuses Doria Ragland. Në rreshtin e parë gjenden: Brian Mulroney, Duka i Edinburgut, Madhëria e saj Mbretëresha, Dukesha e Kembrixhit, Princesha Charlotte, Princi George, Rylan Litt dhe John Mulroney. Në rreshtin e fundit gjenden: Ivy Mulroney, Florence van Cutsem, Zalie Warren dhe Remi Litt (Foto: PA)

Imazhi përfundimtar tregon Princin George dhe Princeshën Charlotte së bashku me shoqërueset e nusës duke pozuar pranë Harryt dhe Meghanit, të dy kanë buzëqeshje të gjerë dhe të lumtur.

Zgjedhja e imazheve zyrtare për dasmën Meghanit dhe Harryt mund të shihet si një fazë tjetër e revolucionit të tyre mbretëror, sepse ata dallojnë me portretet mbretërore të së kaluarës.

Lexo po ashtu Nga buqeta me lule e nuses e deri te fjalimi prekës - mënyrat se si u kujtua Princesha Diana përgjatë gjithë dasmës mbretërore

Çifti u fotografuan nga Alexi Lubomirski, 42 vjeç.

Një zëdhënës i Pallatit të Kensingtonit tha: “Duka dhe dukesha dëshirojnë të falënderojnë të gjithë ata që morën pjesë në festimet e dasmës së tyre të shtunën”.

Portreti i tretë zyrtar i çiftit Princ Harry dhe Meghan Markle pas martesës. Në këtë imazh të jashtëzakonshëm janë gjashtë shoqërueset e nuses dhe katër djemtë shoqërues të princit. Këtu Duka dhe Dukesha u paraqitën në Dhomën e Gjelbër të Kështjellës Windsor (nga e majta në të djathtë): Emrat e fëmijëve janë: Brian Mulroney, Remi Litt, Rylan Litt, Jasper Dyer, Princi George, Ivy Mulroney, John Mulroney Warren, Princesha Charlotte dhe Florence van Cutsem (Foto: PA)

“Ata ndihen kaq me fat që kanë qenë në gjendje të ndajnë ditën e tyre më të rëndësishme me të gjithë ata që u mblodhën në Kështjellën Windsor dhe gjithashtu të gjithë ata që e panë dasmën në televizion në Mbretërinë e Bashkuar, Commonwealth dhe në mbarë botën. Ata gjithashtu do të dëshironin të ju falënderonin për të gjitha mesazhet bujare dhe mbështetëse që kanë marrë”.

Lubomirski, 42 vjeç, gruaja e të cilit duket e ngjashme me Meghanin, e quajti marrëdhënien e yllit me Princin Harry një ‘histori të mrekullueshme dashurie’.

Lexo po ashtu Tridhjetenjë gjëra që nuk i keni ditur për Princin Harry

Ai tha: “Ka qenë një nder dhe privilegj i pabesueshëm për të fotografua Dukën dhe Dukeshën në udhëtimin e tyre frymëzues të dashurisë, shpresës dhe familjes; nga fotografitë e angazhimit, deri në ceremoninë zyrtare të dasmës dhe familjes të shtunën. Ky ka qenë një kapitull i bukur në karrierën dhe jetën time, që unë për fat të mirë nuk do ta harroj kurrë”.

Ceremonia e martesës së tyre e ndikuar nga SHBA-ja dhe rrymat shumë-kulturore me korin e ungjillit dhe predikimin e zjarrtë të Çikagos, ishte diçka që roamistët konservatorë kurrë nuk kishin përjetuar më parë.

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Z. Lubomirski, 42 vjeç, u zgjodh si fotograf i dasmës pasi kishte fotografuar të porsamartuarit edhe në fejesën e tyre.

Eksperti i gjuhës së trupit, Judi James, tha në atë kohë që çifti dukeshin ‘kaq të dashuruar’ në tre portretet zyrtare të fejesës, ndjenin se ata ishin ‘të ndërnyjë’ në një moment privat.

Lexo po ashtu Me stil dhe klas: Dukja e yjeve në dasmën mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle

Në një biografi të sinqertë të publikuar në faqen zyrtare të Mbretëreshës, Meghan thekson një fjalim që ajo dha në Konferencën e Grave të OKB-së në vitin 2015, në të cilën ajo me forcë deklaroi parimet e saj udhëzuese.

Profili rikujton se si vullnetarizmi në një kuzhinë supe në Skid Row të LA-së dhe fushata kundër një “seksisti” që lante një referencë të lëngshme, ndihmoi në formësimin e saj të “angazhimit të përjetshëm” për “drejtësinë sociale dhe fuqizimin e grave”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images
Exit mobile version