Site icon Telegrafi

Publikohen fotografitë që tregojnë Statujën e Lirisë “copë-copë”, përpara se të transportohej për në Nju Jork

Këto janë fotografitë që thuhet se zbulojnë historinë pak të njohur të një prej skulpturave më të njohura të botës.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, imazhet tregojnë kokën E Statujës së Lirisë në një shfaqje në Paris, Francë, si dhe krahun e saj dhe pishtarin e lartë të ekspozuar në Filadelfia dhe Madison Square Park, Manhattan.

Lexo po ashtu Shtatë mrekullitë e botës në një park, të ndërtuara duke përdorur skrapin – ideja gjeniale e qytetit që është një nga më të ndoturit në botë (Foto/Video)

Sot ajo që ne e njohim si Statuja e Lirisë si skulpturë portreti qëndron në lartësi rreth 93 metra në New York City.

Por, para se statuja ishte e vendosur në SHBA nga Franca në vitin 1885, ajo kishte kaluar disa vjet duke u ekspozuar në të gjithë botën – në copa.

Lexo po ashtu Nga Kulla Eifel tek Piramida e Gizës në Egjipt: Sa do të kushtonin nëse do i ndërtonim sot këto monumente? (Foto)

Kur Statuja e Lirisë u zbulua në Liberty Island në New York Harbor, Nju Jork më 28 tetor 1886, ajo menjëherë u bë struktura më e lartë në qytet.

Skulptori francez, Frederic Bartholdi, u nis për krijimin e Statujës së Lirisë – por për shkak të situatës së trazuar politike në Francë, puna nuk filloi deri në vitet 1870.

Atëbotë u ra dakord që qeveria franceze do të financonte statujën ndërsa qeveria e SHBA-së do të siguronte vendin dhe do të ndërtonte piedestalin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version