Janë publikuar fotografitë e para të modelit 488 GTB, nga prodhuesi italian i super-veturave Ferrari.
Kjo veturë që e ka pjesën e jashtme nga karboni, është punuar me kompaninë Novitec Rosso, ku i është përmirësuar aerodinamika dhe qëndrueshmëria, transmeton Telegrafi.
Ky Ferrari që nuk bëhet i ditur se kur do të lansohet, do të ketë 745-kuaj fuqi, ndërsa shpejtësinë prej zero deri në 100 km/h do ta arrijë për 2.8 sekonda.
“Tingujt që i lëshon kjo veturë kur ndizet dhe është në lëvizje, janë të mrekullueshme”, raporton Car Magazine, pa bërë të ditura detaje tjera. /Telegrafi/