Site icon Telegrafi

Publikohen fotografitë e para të dasmës madhështore të Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Ata shkëmbyen premtimet e tyre të dashurisë në një ceremoni fetare para familjes dhe miqve, të hënën.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë parë për herë të parë si burrë e grua (përsëri), ndërsa po shijojnë muajin e mjaltit në në Karolinën e Jugut pas dasmës, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, në media kanë qarkulluar edhe fotografitë e para të dasmës, ku Justin shihet krah për krah me Haileyn, 22 vjeçe, e cila dukej mahnitëse me veshjen e saj, në fustanin e bardhë të nusërisë.

Është pamja e parë në veshjen e dasmës së Haileyt, e cila kishte zgjedhur një vello tradicionale, të gjatë dhe me dekolte të hapur.

Modelja e “Vogue” kishte vënë edhe bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e mbi 123,000 dollarëve.

Justin, 25 vjeç, gjithashtu zgjodhi kostumin tradicional të dhëndrit në këtë ditë të rëndësishme.

Në fotografitë e para të çiftit të realizuar në hyrjen e kishës, ata shihen të rrethuar nga familja, me prindërit e Haileyt, Stephen dhe Kennya Baldwin që qëndronin në anën e saj, dhe xhaxhai Billy Baldwin që qëndronte prapa Justinit.

Po ashtu, ishin të pranishëm motra e Haileyt, Alaia dhe kushëriri i saj nga Irlanda si dhe prindërit e Justinit, Pattie dhe Jeremy.

Miqtë në listën e të ftuarve përfshinin të famshmit Usher dhe Scooter Braun, të cilët zbuluan talentin e këngëtarit kanadez dhe e mbështetën atë në fillimet e karrierës së tij.

Yjet si Kendall dhe Kylie Jenner gjithashtu nuk munguan në dasmë.

Hailey kishte zbuluar në shtator 2018 se ajo tashmë kishte zgjedhur dizajnerin për fustanin e saj dhe kishte një vendndodhje të skautëve të planifikuesve të dasmave.

Çifti zgjodhën që të zhvillojnë dasmën e tyre të dytë në “Montage Palmetto Bluffs” dhe ftuan 150 të ftuar që të festojnë me ta.

Ndërkohë, kurorëzimin ligjor Justin dhe Hailey e bënë në Manhattan, New York, në shtator të vitit 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version