Beniada Nishani (Jakic) është një prej banoreve më të pëlqyera në shtëpinë e Big Brother VIP.
Çiltërsia, karakteri i saj karizmatik dhe buzëqeshja e vazhdueshme janë disa nga tiparet që publiku ka veçuar më së shumti te modelja shqiptare me famë në Itali.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Beniada ka treguar edhe detaje nga jeta e saj private – duke përmendur dy lidhje nga e kaluara.
Lidhja e parë që ajo ka treguar ka qenë një lidhje mjaft afatgjatë me një futbollist, të cilin e njohu në moshën 16-vjeçare.
Ndërkohë, së fundmi në rrjetet sociale, kanë qarkulluar disa fotografi të modeles me ish-të dashurin e saj tjetër nga lidhja e dytë.
“Unë kam pasur dy lidhje në jetën time të cilat nuk kam frikë t’i tregoj”, ka treguar Nishani në një nga rrëfimet e saj në Big Brother VIP.
“Kam qenë e lidhur me të për shtatë vjet dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit nuk ndjeja më dhe ndaj vendosa”, ka thënë Beniada në Big Brother VIP kur është pyetur për këtë pjesë të jetës së saj.
Dyshja duket të kenë qenë mjaft të dashuruar në kohën e lulëzimit të lidhjes së tyre – gjë e cila shihet qartë në fotografitë që qarkullojnë së fundmi.
Beniada përndryshe ndodhet në tele-votim këtë javë, së bashku me: Arjolën, Donaldin dhe Einxhelin, njëri prej të cilëve do të lërë të premten shtëpinë e BBV. /Telegrafi/