Site icon Telegrafi

Publikohen foto të tmerrshme që supozohet se tregojnë të vdekur Yahya Sinwarin

Fotot që supozohet se tregojnë trupin e pajetë të liderit të Hamasit, Yahya Sinwar po qarkullojnë në mediat sociale.

Mbi to, një burrë që i ngjan shumë Sinwarit mund të shihet i shtrirë i vdekur në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar me lëndime të rënda në kafkë.

Departamenti i fotografisë i CNN-it i ka analizuar imazhet përmes softuerit të vërtetimit dhe ato nuk tregojnë shenja të manipulimit të imazhit.

Nuk është e mundur të dallohet vendi apo koha e vdekjes nga fotografitë, shkruan skynews.

Megjithatë, CNN ende nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë identitetin e burrit në foto.

Forcat e Mbrojtjes izraelite njoftuan se po hetojnë nëse lideri i Hamasit është vrarë në Gaza. /Telegrafi/

Exit mobile version