Site icon Telegrafi

Publikohet dueti i shumëpritur nga Arilena Ara dhe Alban Skenderaj

Arilena Ara dhe Alban Skenderaj Foto: YouTube

Tregut muzikor shqiptar gjatë ditës së sotme (e shtunë) i është shtuar edhe një projekt tejet i veçantë.

Bëhet fjalë për këngën “A i sheh”, që erdhi si bashkëpunim mes artistëve, Arilena Ara dhe Alban Skenderaj.

Kjo është bërë e ditur përmes postimeve në rrjetin social Instagram, ku dyshja njoftuan fansat për lansimin e projektit.

Për instrumentalin e këngës është përkujdesur Lorenc Aliaj, kurse për tekstin dhe melodinë ka punuar kantautori i njohur.

Në pjesën vizuale dyshja shihen në një vend malor, të veshur me plot stil, xhirime të cilat i ka kryer Sekuencë.

Një prodhimtari e tillë mes dy artistëve të mëdhenj është pritur që moti, ndërsa tani po shpërthejnë klikimet në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version