Janë publikuar fotografitë e Kim Kardashian të realizuara për revistën Playboy në vitin 2007, të cilat nuk ishin parë në të kaluarën.
Fotografitë janë realizuar nga Stephen Wayda, i cili ka treguar se si ishte të punonte me të.
“Ne ramë dakord që nuk do të kishte nudo, por në fund ishte e kundërta. Për dikë që nuk ka modeluar kurrë më parë, ajo bëri një punë të shkëlqyer dhe e ktheu një situatë të vështirë në diçka të mirë”, është shprehur fotografi.
Fotosesioni ishte bërë temë bisede e episodit të katërt të sezonit të parë të serialit real televiziv, “Keeping Up ëith the Kardashians”.
“Nëna e saj donte që ajo të punonte me Playboy për të promovuar serialin. Në atë moment, e vetmja gjë për të cilën ajo njihej ishte një video eksplicite”, ka treguar tutje Wayda.
“Kim, vogëlushe, po ia del shumë mirë”, shprehja e Kris Jenner teksa shihte të bijën duke u fotografuar për Playboy u bë hit në rrjetet sociale. /Telegrafi/