Site icon Telegrafi

Publikohen detajet e kontratës së Alitit te Alanyaspor: Jam i lumtur që jam këtu

Fidan Aliti ka kompletuar transferimin te skuadra turke Alanyaspor.

Mbrojtësi i Kosovës është prezantuar në mëngjes nga klubi turk, por tani janë publikuar edhe detajet e kontratës.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Alanyasporin, klub i cili pagoi një milionë euro për transferimin e tij nga Zurichu.

Lexo po ashtu Zyrtare: Fidan Aliti transferohet te Alanyaspor

Vet reprezentuesi kosovar është shprehur shumë i lumtur për këtë transferim, teksa ka folur për faqen zyrtare të klubit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam i vetëdijshëm për qëllimet e klubit tim. Do të bëj më të mirën për ta bërë ekipin tonë më të mirën dhe për të lumturuar tifozët tanë”, tha fillimisht Aliti.

Tutje preshevari u shpreh se e do shumë Turqinë dhe fakti që njeh mentalitetin e tyre do ta bëjë aventurën e tij te Alanyaspor edhe më të lehtë.

“Unë e dua shumë Turqinë dhe një nga të afërmit e mi jeton këtu. Gjithçka do të jetë më e lehtë sepse e njoh mentalitetin e turqve”, u shpreh Aliti. /Telegrafi/ 

Exit mobile version