Telegrafi

Publikohen çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri

Çmimet e karburanteve në Shqipëri pësuan një ulje të lehtë.

Bordi i Transparencës në mbledhjen e djeshme, referuar tregjeve ndërkombëtare dhe bursës Plats ka ulur me dy lek çmimin e naftës në 221 lekë [1.87 euro] për litër.

Benzina do të tregtohet me 204 lekë [1.72 euro] për litër nga 209 lekë që tregtohej nga vendimi i mëparshëm.

Çmimi i gazit është 73 lekë [0.62 euro] për litër, vetëm një lek më pak.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. /Telegrafi/