Telegrafi

Publikohen çmimet e naftës të vendosur nga vetë tregtarët në Maqedoni

Prej sonte në mesnatë, qytetarët derivatet e naftës do t’i blejnë me çmime të reja, pasi tregtarët kanë vendosur çmime të reja, njofton TV21.

Sipas vendimit të tyre, duke e ndjekur metodologjinë e Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), benzina shtrenjtohet për një denarë, ndërsa dizeli për gjysmë denari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me çmimet e reja një litër Eurosuper BS-95 do të kushtojë 71 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 do të kushtojë 73 denarë për litër. Kurse diseli i thjesht do të shitet për 64 denarë për litër, ndërsa diseli bio do të shitet për 65 denarë për litër.

Këto janë çmimet e para që janë vendosur nga tregtarët, deri në miratimin e ndryshimeve të Ligjit për energjetikë, pas së cilave çmimet e naftës do t’i vendos KRRE./Telegrafi/