Telegrafi

Pubi historik në Angli pushtohet nga fantazmat, fluturojnë gotat dhe ‘jukebox-i’ ndizet vet

Një pronar i një pub-i thotë se një fantazmë e ka “pushtuar” pijetoren e tij historike, pasi që stafi dhe klientët e habitur raportuan se kanë parë gotat duke fluturuar në ajër dhe “jukeboxi” ndizej pa e prekur askush.

Jeremy Stirling, 62 vjeçari i cili është pronar i Maiden Head në Canterbury, tha se ngjarjet drithëruese kanë ndodhur në papafingon në të cilën ai e ka konvertuar në dhoma, duke i “tmerruar” vizitorët.

Banakieri me eksperiencë për The Mirror tha se së bashku me gotat e përplasura, disa çelësa janë zhdukur në dhomat e mbyllura dhe se pastruesit papritmas kanë ndjerë të ftohtë në zonat e fjetjes, transmeton Telegrafi.

Duke u ndjerë i drithëruar, ai shtoi se stafi i tij ishin dëshmitar kur “jukebox-i” në pubin e tij në Kent u ndez dhe e lëshoi një këngë nga The Stranglers edhe pasi që ishte hequr nga priza.

Ndërtesa e pub-it daton nga viti 1446, kjo duke u bazuar në ueb-sajtin e pijetores, edhe pse Jeremy thotë se dyqani i tij është edhe më i vjetër.

Duke folur për aktivitetin paranormal ai deklaroi: “Një grua kishte thënë se duke u shtrirë në krevat një gotë kishte fluturuar dhe ishte përplasur në mur”.

“Dhe një anëtar i stafit thotë se ‘jukebox-i” kishte filluar të lëshoi muzikë edhe pse ishte hequr nga priza. Emri i muzikës është Golden Brown nga The Stranglers”, shtoi tutje ai. /Telegrafi/