Telegrafi

PTK-së i bien të hyrat për 30 milionë euro

Të hyrat e kompanisë më të madhe publike në vend, Postë Telekomit të Kosovës (PTK), gjatë vitit 2014 kanë rënë për më shumë se 30 milionë euro, krahasuar me vitin 2013, si pasojë e së cilës fitimi i kompanisë ka rënë përgjysmë në raport me vitin paraprak.

Por, rënia e të hyrave ka vazhduar me ritëm të njëjtë edhe gjatë vitit 2015.

Gazeta “Zëri” për këtë çështje i ka dërguar pyetje zyrës për media të PTK-së, por këta të fundit për tre ditë rresht nuk i kanë kthyer përgjigjet.

Mirëpo, në raportin vjetor të kompanisë të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik shihet se kompania më e madhe publike në vend po përballet me krizë të madhe financiare. /Telegrafi/