Telegrafi

PTK e ndërron emrin

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) pritet “ta heqë” nga emri i saj Postën dhe do të quhet shkurt Telekomi i Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur drejtori menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, të martën në një konferencë me gazetarë.

Për ndryshimin e emrit ka vendosur sot Bordi i drejtorëve të PTK-s. Por, vendimi duhet të miratohet edhe formalisht nga Qeveria e Kosovës.

Vendimi vjen pasi, Posta e cila ka qenë pjesë e PTK-së qe sa kohë është ndërmarrje e re.

Në konferencën e sotme për shtyp, u prezantua një marrëveshje me grupin e njohur kosovar të humoristëve “Stupcat”, të cilët në dy vitet në vazhdim do të jenë fytyra e “Valës”.

“Krejt po kthehen, edhe ne nuk patëm kah me shkuar”, tha Vedat Bajrami.