Prokuroria Publike njofton se do të formojë lëndë kundër kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në lidhje me 30.000 euro të shpenzuara për dekorim, për të cilat nuk ishte shpallur tender. Mirëpo, nga atje thonë se autoriteti i Policisë Financiare është kompetent për të vepruar i pari.
“Në funksion të pretendimeve të paraqitura në rastin konkret, Drejtoria e Policisë Financiare, si autoritet përgjegjës për zbulimin e veprave të mundshme kriminale dhe kontrollin e flukseve financiare, ka autoritetin për të hetuar të gjitha rrethanat dhe për të paraqitur një raport apo kallëzim përkatës.
Nëse Policia Financiare nuk vepron, prokuroria do të formojë lëndë dhe do të urdhërojë kryerjen e të gjitha kontrolleve”, thonë nga Prokuroria.
Tenderi për dekorimin ende nuk është publikuar në faqen e Prokurimit Publik./Telegrafi/