Telegrafi

PTHP ngrit aktakuzë për Milloshoskin në rastin “I fuqishmi”

Prokuroria Themelore Publike -Shkup ka ngritur aktakuzë për rastin “I fuqishmi”.

Të akuzuar janë 13 persona, përfshi këtu deputetin e OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski.

Kundër tre personave, përfshi këtu Milloshoskin është ngritur aktakuzë ndërsa kundër 10 personave tjerë është hapur propozim për aktakuzë.

Këtë rast e hapi Prokuroria Speciale në Mars të 2018-ës. Më pas e mori përsipër Prokuroria Publike ndërsa prokurorja Fatime Fetai vazhdoi të punojë në këtë rast.

PSP-ja gjatë publikimit të rastit deklaroi se Milloshoski, nga pozicioni i tij politik, ka mundësuar shitjen e pronave shtetërore me çmime të ulëta. Në vitin 2011, ai dyshohet se ka arritur ta hetojë këshillin e komunës së Pllasnicës për të tjetërsuar një kooperativë, ndërsa dëmi vlerësohet rreth 50 mijë euro.