Prokuroria Themelore Publike (PTHP) në Maqedonia me një njoftim shtesë ka qartësuar ngjarjen e vrasjes së dy personave, duke thënë se rastet nuk kanë prapavi etnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në të njëjtën kohë, përkundër spekulimeve dhe dezinformatave sipas të cilave ky rast ka përkatësi etnike, ju njoftojmë se të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase”, kanë thënë nga Prokuroria Publike.
Përndryshe, viktimat kanë qenë të paraqitur në polici si të zhdukur nga 24 dhe 27 nëntori. /Telegrafi/