Prokurori publik kompetent së bashku me ekipin hetues nga Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer hetim në vendin e ngjarjes ku mbrëmë për shkak të aksidentit të rëndë ka humbur jetën një person, ndërsa disa tjerë janë lënduar.
“Automjeti i drejtuar nga i dyshuari, banor i Kumanovës i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ka goditur dy pjesëtarët e policisë. Nga plagët e rënda në vendin e ngjarjes ka nderuar jetë njëri polic. Shoferi pastaj ka vazhduar ta drejtoj veturën dhe ka goditur edhe një veturë tjetër në të cilën kanë qenë tre persona dhe të gjithë kanë marrë lëndime të lehta trupore. Vetura edhe pas kësaj ka vazhduar që të lëviz, por nga shpejtësia është rrotulluar, me çka edhe shoferi ka marrë lëndime të lehta”, thonë nga Prokuroria.
Prokurori kompetent ka dhënë urdhër për kryerjen e autopsisë të policit të ndjerë./Telegrafi/