Prokuroria Themelore Publike Shkup ende është duke kryer kontroll në universitetin MIT, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me urdhër të gjykatës, Prokurori posedon dëshmi relevante nga Universiteti në lidhje me procedurën hetimore që e udhëheq.
“Pavarësisht torturimit të djeshëm të kryer në Universitetin dhe hetimin ndaj studentëve tanë dhe stafit mësimor, Universiteti MIT që nga 6 tetor 2016 vazhdon me aktivitetet e saja. Njoftojmë të gjithë studentët se mësimi do të zhvillohet në mënyrë të rregullt. Studentët e viteve të para do të ndjekin trajnimi për sistem elektronik, i cili do të mbahet në shtëpinë e “City Gallery” në sheshinn Maqedonia, në datat e caktuara më parë”, thuhet në reagimin e MIT.
Universiti MIT si një institucion i arsimit të lartë është themeluar në vitin 2007, ku në përbërjen përfshijnë Fakultetin për Menaxhment dhe Fakultetin për Teknologji të Informacionit. /Telegrafi/