Site icon Telegrafi

PSV dhe Arsenal ndahen në paqe

Arsenal ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj PSV Eindhoven në ndeshjen e zhvilluar në Holandë, e cila ishte e fundit sa i përket fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve (grupi B).

Vendasit ishin më të mirë në 20 minutat e parë të ndeshjes duke rrezikuar seriozisht portën e Arsenalit me Ricardo Pepi dhe Yorbe Vertessen.

Sidoqoftë, Arsenali ia doli të marrë avantazhin kur në minutën e 42-të kur  Eddie Nketiah shënoi për 1-0 pas asistimit të Reiss Nelson.

Me të filluar pjesa e dytë erdhi reagimi i PSV-së, të cilët barazuan rezultatin në 1-1 me anë të Yorbe Vertessen i cili e gjeti veten në një pozitë të mirë për të goditur topin pas asistimit të Ricardo Pepit.

Të dy ekipet patën edhe nga një rast serioz për gol, por që u treguan të pasaktë para portës.

Reiss Nelson i mysafirëve në minutën e 65-të goditi shtyllën pas një goditje të fuqishme, ndërsa vetëm një minutë më vonë (66’), të njëjtën e bëri edhe Ismael Saibiri i vendasve.

Kjo ndeshje u luajt vetëm për prestigj pasi të dyja skuadrat tashmë veçse e kanë pasur të sigurtë kualifikimin në mesin e 16 më të mirave./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version